Koalicioni AAK-PSD mbyll fushatën zgjedhore në Gjakovë, të bindur në fitore

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni AAK-PSD sonte ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, në Gjakovë.

Në këtë tubim, në Palestrën Shani Nushi, kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i qytetarëve dhe madje nuk ka pasur hapësirë për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje.

Në sallën e stërmbushur, kanë mbajtur fjalim Ardian Gjini, Shpend Ahmeti dhe i nominuari për Kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj.

Haradinaj theksoi se ky tubim sonte po e vulos fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe konceptit 100% shtet, si koncepti më i mirë për Kosovën.

Tashmë, nga nesër partitë politike do të jenë në heshtje zgjedhore kurse të dielën, në 6 tetor nga ora 07:00 hapen vendvotimet.

Drejtpërdrejt nga Gjakova – Tubimi Përmbyllës #AAKPSD119

🔴Drejtëpërdrejt nga Gjakova – Tubimi përmbyllës i koalicionit AAK-PSD

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 4. Oktober 2019

Të ngjashme