Koalicioni AAK-PSD thotë se është pretendenti kryesor në zgjedhje, e ka gati listën e kandidatëve

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD) kanë mbledhur strukturat e partisë për t’u mobilizuar për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së përbashkët, të dy liderët e partive që tashmë janë në koalicion parazgjedhor dolën në konferencë për medie.

Ahmeti, i cili foli i pari, tha se koalicioni AAK-PSD është gati për zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas tij, ky koalicion është pretendenti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje.

“Sinergjia që është krijuar në degë, u vërejt edhe ditëve të fundit por edhe sot. Jemi të përgatitur për këtë sfidë dhe jemi pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti.

Ai theksoi se koalicioni është një bashkëpunim komplementar.

“Aleanca dhe PSD-ja nuk janë në garë ndërmjet vetes. Jemi gati për tubimin e parë dhe për listën e kandidatëve të cilën do ta dorëzojmë më 7 shtator”, ka theksuar ai në konferencën e përbashkët me Haradinajn.

Edhe lideri i AAK-së u shpreh i bindur se do të jenë fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Më 7 shtator në Prishtinë  do të nisim së bashku ofertën tonë për qytetarët. Do të kemi një takim të përbashkët dhe do të paraqesim vizionin tonë qeverisës. Ne po punojmë për me i fitu  zgjedhjet  edhe ta përfaqësojmë një koncept të qeverisë së  ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

AAK-PSD e shpërfillë kërkesën e Veselit: Me të korruptuarit merret ligji, jo ne

I pyetur nëse në listën për deputetë të këtij koalicioni do të kenë persona me aktakuza, Haradinaj u shpreh se e kanë të pamundur t’ia ndalojnë kandidimin ndonjë anëtari, pasi që sipas tij, kjo është detyrë e organeve të drejtësisë dhe jo të partisë.

“Do  të respektohen ligjet e Kosovës, por të drejtat që nuk ia ndalon ligji dikujt, e kem të pamundur t’ia ndalojmë ne. Ligji i Kosovës duhet të avansohet më shumë që të qartësohen këto situata”, tha Haradinaj.

Ndërsa lidhur me fushatën e PDK-së, lufta kundër korrupsionit, Haradinaj tha se është një qasje e gabuar pasi ky problem është qe 20 vjet në Kosovë.

“Korrupsioni është çështje që na prek që 20 vjet edhe është e pakuptimtë me dalë me fushata të tilla”, tha Haradinaj.

E kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, tha se PDK-ja nëse e ka seriozisht këtë ide, duhet ta vazhdojë vetë atë.

“PDK nuk është në kurrfarë pozite për korrupsion dhe nepotizëm nëse e kanë seriozisht le ta vazhdojnë vetë ne i përmbahemi kodeve tona në aspektin e pastërtisë dhe luftës kundër korrupsionit jemi të organizuar në përgjithësi”, u shpreh Ahmeti.

Të ngjashme