Koalicioni i madh mes LDK dhe VV gati të arrihet, këtë pozitë do ta ketë Albin Kurti

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë tentimeve dhe kërkesave nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, më në fund ka arritur që ta bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, shkruan Gazeta Metro.

Burimet e Metro brenda LDK’së, kanë treguar se Kryesia e re e kësaj partie kanë rënë dakord që të bashkohen me Vetëvendosjen për një koalicion të madh parazgjedhor ku edhe zyrtarisht do të bëhet publike gjatë ditës së enjte.

Marrëveshja në parim sheh që Kryeministre të jetë Vjosa Osmani nga LDK, kurse lideri i VV’së, Albin Kurti të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm e Kosovës.

Po ashtu kjo marrëveshje në parim she se përgjatë tre ditëve në vazhdim LDK dhe VV do të bisedojnë intensivisht për listat zgjedhore dhe modalitetet e tjera të koalicionit, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është arritur dje në hotelin luksoz në Prishtinë, Hotel ‘Sirius’. Aty në takim ishin kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, anëtarët e kryesisë Vjosa Osmani e Lutfi Haziri ndërsa nga VV’ja, kryetari Albin Kurti dhe dy anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Ndërkaq ky koalicion mes dy partive vjen pas zgjedhjes së Kryesisë së re të LDK’së dhe kandidatit për Kryeministër, po ashtu është raportuar se ka pasur tensione brenda kësaj partie pas lënies jashtë të tre ish-deputetëve dhe disa kryetarë komunash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme