Koalicioni PDK-AAK-Nisma me numër 12 në fletëvotim

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 11:23 | Nga Albulena Avdiu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 11 qershor .

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do te ketë numër 12 në fletëvotim, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa-LD do te ketë numrin 16.

Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Të ngjashme