Koalicioni “Sloboda” nominon Nenad Rashiqin për kryeministër

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni Sloboda (Liria) nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se në mënyrë unanime ka nominuar Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër.

Vendimi u mor mbrëmë në një takim të gjerë të këtij koalicioni.

Tutje në komunikatë thuhet se Nenad Rashiq është kandidati më i duhur për t’u nominuar për kryeministër.

“Nenad Rashiq është shembulli i drejtë i një përfaqësuesi të vërtetë të serbëve të Kosovës, ai është një intelektual serb, inteligjent dhe i përkushtuar i cili që nga fillimi i marrjes me politikë, ka menjanuar dallimet si dhe ka rrënuar barrierat e mosmarrëveshjeve në mes te popujve te Kosoves. Brenda 14 viteve të marrjes me politikë, ai ka arritur të krijoj një autoritet,reputacion, dhe miqësi me përfaqësuesit e popujve të tjerë të Kosovës, por ajo që është më e rëndësishmja, serbëve të Kosovës ju ka krijuar shpresë dhe deshirë se munden dhe duhet të ndikojnë në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në Kosovë”, thuhet në komunikatën e koalicionit Sloboda.

Koalicioni -Sloboda- ( Liria) përbëhet nga përfaqësuesit e serbëve autentikë Kosovar , të cilët kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integrimin e tyre në shoqërinë Kosovare, për të siguruar demokracinë e plotë në bashkëjetesë me të gjithë popujt të cilët jetojnë në Kosovë.

Forcimi i rolit të serbëve kosovarë në procesin e vendimmarrjes, do të ketë kontribute të dukshëm në forcimin e thelbit të demokracisë dhe të vendos bazat për një paqe të vërtetë të serbëve dhe shqiptarëve në tërë regjionin.

Si njerëz përgjegjës, jemi të gatshëm që plotësisht të marrim përgjegjësi për krijimin e urave të\pajtimit dhe të bashkëpunimit, ndërsa përmes veprave tona në obligohemi që rruga jonë do të jetë gjithmonë rrugë e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme