Kocijançiç ripërsërit pozicionin e BE-së: Të hiqet taksa, të vazhdojë dialogu

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian bën thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Pozicionet e BE-së nuk kanë ndryshuar, taksa duhet të hiqet”, tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.

Ajo iu përgjigj kështu gazetarëve shqiptarë në Bruksel, të cilët deklaruan se “liderët e partive që fituan zgjedhjet e Kosovës të dielën thanë se nuk janë për heqje të plotë të taksës, por për reciprocitet me Serbinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme