Kocijançiq: Dialog për Trepçën, vetëm nëse duan palët

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 18:06 | Nga

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se është e domosdoshme që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord që çështja e “Trepçës” të vihet në agjendën e dialogut në Bruksel.

“Që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, duhet të jenë dakord të dyja palët”, ka thënë ajo për Tanjug.

Ajo theksoi se Komisioni Evropian e ka marrë parasysh se ligji për “Trepçën” është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Politikanët e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë mundësi të dialogimit pasi që sipas tyre kjo marrëveshje ka kaluar.

Mirëpo, Beogradi është duke kërkuar që kjo çështje të bartet në nivelin e Kombeve të Bashkuara dhe të diskutohet edhe në OKB.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme