Kohëzgjatja e raportimit të ministrit Veliu në Komision, përplas deputetët

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i shoqëruar nga drejtori i Policisë Rashit Qalaj patën në dispozicion vetëm një orë që të raportojnë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

E kjo kohe, u duk e pamjaftueshme për deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“45 minuta janë të pamjaftueshme dhe këtu zotëri Veliu nuk jeni në konferencë 45 minutëshe, por je para komisionit. Kështu që unë kërkoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër”, tha Selimi.

E Veliu tha se për shkak të agjendës, një orë mund të qëndrojë në këtë komision.

“Unë kam pas dy ftesa që të paraqitem para komisionit por për disa çështje kam kërkuar që të shtyhen. Disa raste e kam refuzuar për shkak të agjendës dhe e them se nuk kam kohë më shumë se një orë”, tha Veliu

Në këtë debat u kyç edhe deputeti i PDK, Elmi Reçica.

“Ne nuk është rasti i parë që e thërrasim dikë në raportim. Jeni kryetare dhe do duhej që të mbani rregull. Nuk e di si keni ardhur kryetare në këtë komision por që ju respektoj.

Ne e dimë se ministri e MPB dhe MSH janë pjesa ballore në beteje ndaj CIVID 19 dhe pjesa dërrmuese e policisë janë në gjendje dërrmuese, prandaj konsideroj se këta janë të gatshëm që të vijnë të raportojnë”, tha Reçica

E deputetja e PDK-së Ganimete Musliu kërkoi që të vazhdojë raportimi i ministrit Veliu.

“Unë kërkoj që ti jepet fjala ministrit që të raportojë. Të gjithë e dimë se ministri ka pasur 45 minuta dhe te gjithë e keni ditur sepse janë treguar korrekt stafi i ministrit. Nuk keni nevojë që të bëni lojëra siç keni bërë dje”, u drejtua Musliu deputetëve të VV-së.

Pas 30 minutash debat, deputetët e PDK-sa, Elmi Reçica, Ganimete Musliu dhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha lëshuan mbledhjen pasi që iu pamundësua raportimi i ministrit vetëm 45 minuta, duke bërë që mbledhja e komisionit të përfundojë para kohës së paraparë.

Të ngjashme