Kokaj: Diku 80 për qind e deputetëve janë të prekur me Covid-19

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është shprehur se mendon që rreth 80 për qind e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë të infektuar me COVID-19.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e tyre janë infektuar për shkak se nuk janë informuar drejtë.

“Ma merr mendja diku 80 për qind janë të prekur, kështu konsideroj. Pjesa më e madhe e tyre janë prekur për arsye se nuk informohen drejtë. Kemi plotë të mençur që dalin atje dhe thonë, maska, këto, çfarë lidhje ka maska për shembull, ose çfarë lidhje ka distanca, pse distancë, ose higjiena. Do me thënë këto tri masa që janë kryesore që janë të domosdoshme, këto i demantojnë”, ka deklaruar ai.

Kokaj është shprehur se ai insiston në Kuvendin e Kosovës që të mos lëshohet klima, pasi që sipas tij, spërkalat e personave të infektuar me COVID përhapen në atmosferë, dhe kësisoj mund të infektohen edhe deputetët tjerë.

“Meqenëse ai nuk lëviz fare, atëherë në qoftë se e ke në mushkri, ti liron pështymë, spërkale të cilat përhapen në atmosferë. Dhe ato si të atilla kanë madhësi e cila është më e madhe se këto që i vendos. Pra ato spërkale përhapen në atmosferë. Unë në parlament luftoj që mos ta aktivizojmë ftohjen d.m.th klimën, me që atëherë nuk ka kuptim distanca fizike“, ka shtuar ai, , raporton Gazeta Express.

Kokaj ka thënë se ai e ka studiuar me kujdes çështjen e maskave, dhe se ato mbrojnë nga virusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme