Kokaj i VV-së kundër Kodit Civil: Një nen prek pjesën intime dhe emocionale të njeriut

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në seancën parlamentare ka folur për miratimin e projekt Kodit të ri Civil ku tha se një nen i këtij projekt Kodi e prek pjesën intime dhe emocionale të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Kokaj tha se është kundër martesave të gjinive të njëjta dhe se këto martesa nuk i pëlqejnë.

“Çështja e këtij kodi është mjaft relevante, por unë jam kundër martesës dhe përvetësimit të fëmijëve të dy njerëzve që nuk janë të gjinive të ndryshme. Mund të them që kjo mundësi e formimit të martesave të çifteve me seks të ndryshëm është edhe vlerë në shumë vende ku kam jetuar, por kjo vlerë mua nuk më pëlqen.
Kur flas për këtë dimension për të cilin nuk jam shumë kompetent duhet të ndalem në nenin që tangon me pjesën me intime të qenies njerëzore duke përfshirë edhe atë emocionale. Kur flasim për qenien njerëzore apo të çdo gjallese tjetër që është shumë e ngjashme, duhet të them që qenia njerëzore ka tri kompetent, trupin, mendjen dhe shpirtin. Kjo pjesë e kozmosit”, tha ai

Të ngjashme