Kolegët e VV-së e qortojnë Dimal Bashën për gjestin në Kuvend

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 13:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përplasjes me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, deputeti i VV-së, Dimal Basha, është gjendur në thumb të kritikave nga vetë kolegët e tij, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, deputeti i VV-së, Eman Rrahamani, ka pasur një përplasje verbale me të, teksa iu është bashkangjitur edhe u.d e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit, është zënë duke i kërkuar sqarime Bashës, për përplasjen që ka pasur me deputetin e LDK-së, shkaku i mos miratimit të marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.

Të ngjashme