Kollçaku: Largimi i Listës Serbe nga seanca është mohim i krimeve të kryera

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e VV-së Fatmire Kollçaku përmes një postimi ka shkruar se largimi i deputetëve të Listës Serbe nga seanca ku po diksutohej për propozim rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë është mohim i krimeve të kryera e të dëshmuara dhe mosdistancim.

Postimi i plotë:

Kur deputetët e Listës Serbe, largohen nga senca plenare, në momentin kur diskutohet për

propozim Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, krim i njohur ndërkombëtarisht, pak është të thuhet se ndjejmë keqardhje.

Mosgatishmëria e ballafaqimit me të vërtetën, mohimi i krimeve të kryera dhe të dëshmuara, mosdistancim nga krimet e aparatit të atëhershëm shtetëror serb, është tregues negativ për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një të ardhme më të mirë.

Të ngjashme