Kollçaku: PSD s’e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë, e pati rastin me mosvotimin e buxhetit

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 08:26 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje nuk beson se Partia Socialdemokrate që dikur ishin bashkë në një parti, e ka seriozisht iniciativën për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku, ka thënë për Ekonomia Online, se PSD-ja e ka pasur mundësinë për rrëzimin e Qeverisë atëherë kur u votua buxheti, por nuk e bëri. Ajo thotë se ata nuk e kishin seriozisht këtë punë edhe pse e patën mundësinë.

Kollçaku thotë se çdo parti e cila është e pakënaqur me Qeverinë do të duhej të bëhej pjesë e mocionit.

“Deri tani kjo parti deklarohet si opozitare, mirëpo ka qenë një moment shumë i rëndësishëm kur ka qenë votimi i buxhetit dhe ka pasë mundësi PSD-ja mos ta votoj buxhetin dhe thjeshtë nuk do të kishim fare nevojë për mocion tani sepse mosvotimi i buxhetit bie Qeveria dhe sikur ta kishin atë kohë seriozisht kanë pasë mundësi të japin prova. Megjithatë çdo subjekt që e konsideron vetën opozitarë është e qartë që do ta përkrahte një mocion të tillë, nëse vetëm nuk janë të kënaqur apo nëse në të kundërtën janë të kënaqur me punën e Qeverisë përndryshe çdo deputet edhe çdo subjekt opozitarë që është i pakënaqur me punën e Qeverisë do të duhej ta mbështeste këtë mocion”, ka thënë ajo.

E, kur u pyet nëse ka pasur ndonjë takim të përbashkët të opozitës duke përshirë këtu edhe PSD-në, ajo nuk u përgjigj duke thënë se këtë iniciativë e ka kreu i LDK-së Isa Mustafa.

“Siç e thashë jemi subjekt në vete, por kemi bashkëpunim opozitarë dhe çdo takim që është me iniciativën në këtë rast të z. Isa Mustafës është një iniciativë e tij, por për momentin nuk kisha ndonjë qëndrim në këtë drejtim”, u përgjigj ajo.

Kollçaku për Ekonomia Online tha se deri më tani nuk i kanë votat duke mos treguar as numrin e votave të siguruara, por tha se ka një bashkëpunim opozitarë.

“ Deri tani nuk kanë qenë  votat, ajo çfarë për momentin e di që ne si Lëvizje Vetëvendosje tashmë jemi duke  i mbledh nënshkrimet. Unë numrin përfundimtarë nuk e kam të nënshkrimeve, por një bashkëpunim opozitarë është dhe duke pasë parasysh krejt çka kjo Qeveri ka bërë besoj që është edhe shumë normale edhe për qytetarët e Republikës të Kosovës që në vend të vijë një Qeveri e përgjegjshme që punon për interesat e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj,  edhe pas deklarimeve të pozitës për pakënaqësi me Qeverinë Haradinaj, deri më tani asnjë deputet nuk e ka konkretizuar qëndrimin e tij pro mocionit.

“Sa i përket deputetëve të pozitës, nëse bazohemi në seanca në deklarimet e tyre edhe nëpër medie ne besojmë që ka shumë deputetë edhe nga pozita që janë të pakënaqur. Ajo çfarë pritet është që ta përkthejnë edhe në votë për mosbesimin do të thotë kur të votohet për këtë Qeveri. Prandaj në këtë moment  unë vetëm mund të them se nëse bazohemi në deklaratat edhe të pozitës do të ishte e pritshme që të kemi edhe deputet nga pozita që do ta përkrahin këtë mocion. Për momentin janë deklarative por nuk janë konkrete”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ditë më parë ka nisur iniciativën për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN. Ai ka pasur takime me krerët e dy parive opozitare, VV-së dhe PSD-në në lidhje me këtë mocion.

Të ngjashme