Kollçaku: Pse Lista Serbe nuk ushtroi ankesë ndaj vendimit të PZAP-së?

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e ardhshme nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka pyetur se pse Lista Serbë nuk ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të PZAP-së.

Kështu ka shkruar Kollçaku në një postim në faqen e saj në Facebook.

“Përfaqësuesi i Listës Serbe për çdo gjë flet, ankohet, por nuk tregon pse PRA nuk ushtruan ankesë ndaj vendimit të PZAP-së, nëse e konsiderojnë se është bërë padrejtësi ndaj tyre??!!Pse nuk i shfrytëzuan instrumentet ligjore që i kishin në dispozicion?”, ka shkruar Kollçaku.

Ajo gjithashtu ka thënë se kjo është një dyfytyrësi.

“A nuk i besojnë Gjykatës Supreme apo kanë bërë marrëveshje (pazare) politike? Hipokrizi Dyftyrësi”, ka përfunduar Kollçaku.

Të ngjashme