Kollçaku: Të gjithë janë me Albinin

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 17:31 | Nga

Edhe një deputete e Vetëvendosjes del kundër Aida Dërgutit, duke mbajtur anën e liderit (faktik) të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se “të gjithë janë me Albin Kurtin”.

Ky reagim i deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka ardhur pas përplasjeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes e ku një deputete tjetër e VV-së e quan Albin Kurtin m***.

“Flini të qetë. Lëvizja VAZHDON. ALBINI është me të gjithë, TË GJITHË janë me Albinin. Ndërhyrjet nga jashtë nuk do t’i tolerojmë. Fitorja e madhe na pret”, ka shkruar deputetja e VV-së.

Në këtë formë, Mullhaxha-Kollqaku ka dalë në përkrahje të Albin Kurtit, i cili vazhdon të mbetet në paraburgim për shkak të seancave që po zhvillohen për gazin lotsjellës.

Ndërkohë, pesë deputetët më të votuar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për fyerjen që Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtiut, duke e quajtur mut.

Lidhur me këtë debat s’ka folur as lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të gjykimit për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlament.

Asnjë fjalë s’e ka thënë as Shpend Ahmeti, i cili në zgjedhjet nacionale, kishte shkelur me vota edhe Kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin, duke marrë më shumë se 36 mijë vota se lideri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme