Komandanti i Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Edhe komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij.

“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili është ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Sadik!

Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme