“Komenti” i Mikullovcit për zhvillimet e fundit në Vetëvendosje

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 20:52 | Nga

Përçarjet brenda Vetëvendosjes që u bënë publike së fundmi çuan deri në dorëheqjen e disa prej anëtarëve të Kryesisë.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur është paralajmëruar edhe mbajtja e kuvendit zgjedhor, nga i cili pritet të zgjidhen kryetari dhe kryesia e re e partisë.

Numri i dorëheqjeve të kësaj partie ka arritur në 7. Ku sot atë e bënë publik edhe deputetja, Shqipe Pantina dhe anëtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni.

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci nuk ka dashur të jap qëndrimin e tij rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në këtë parti.

“Nuk kam koment për këto zhvillime të fundit, por edhe nuk dua as të prononcohem”, ka thënë Mikullovci për “Indeksonline”.

Ndryshe, aktualisht Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh opozitar në Kosovë. Ndërkaq për nga numri i ulëseve në Kuvend, prin me 32 vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme