Komisionari i OSBE-së i siguron Halitit mbështetje të vazhdueshme për Kuvendin

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 11:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zannier, dhe kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Zannier tha se edhe pse ka ende vështërsi, ka përparim të dukshëm, raporton Ekonomia Online.

“E shoh situata ende mbetet komplekse në disa aspekte, Kuvendi i Kosovës është qendra e shumë ngjarjeve. Jam kthyer këtu dhe kam mundësi të diskutoj prapë me ju për çështje shumë të rëndësishme”, tha Lamberto Zannier gjatë takimit.

Ai po ashtu shtoi se gjithmonë OSBE-ja mbetet partner me Kosovën dhe shohin mundësi si mund të ecë përpara.

Të ngjashme