Komisioneri i BE-së thotë se Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisjen lokale

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisjen lokale.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në rrjetin social Twitter, pas bisedës që ka zhvilluar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, lidhur me rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.

Mes tjerash, Varhelyi ka bërë të ditur që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.

“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai.

Të ngjashme