Komisionet në mënyrë të përshpejtuar procedojnë Projektligjet për agjendën evropiane

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 10:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtua  Projektligjin  për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Kryetari i komisionit Lumir Abdigjiku tha se të dy projektligjet nuk kanë kosto shtesë financiare dhe procedohen në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi marr mendimin e ministrisë së financave dhe dy logjet nuk kanë kosto shtesë financiare dhe si te tilla i votojmë dhe i dërgojmë në shqyrtim të dytë”, tha ai.

Me 7 vota për 1 kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar projektligji për parandalimin e  konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe me vota të njëjta ka kaluar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Të ngjashme