Avdullah Hoti kundër raportimit të Bordit të ZRrE-së pa medie, çfarë sekreti shtetëror janë tarifat e rrymës?

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është duke diskutuar pa praninë e medieve me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Deputeti i LDK-së pyeti se përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura.

Hoti, në postim në Facebook, deklaroi se publiku ka të drejtë të informohet plotësisht.

“Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet”.

“ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat”, shkroi Hoti .

Të ngjashme