Komisioni diskuton për shpenzimet financiare të MPB-së

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 10:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka organizuar tryezë pune lidhur me mbikëqyrjen e shpenzimeve financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kryetari i këtij Komisioni, Daut Haradinaj tha se tryeza lidhur me mbikëqyrjen e shpenzimeve financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ardhur si rezultat i gjetjeve të mangësive edhe në Raportin e Progresit, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se duke u bazuar në të gjeturat e auditorit flitet për një sistem të përmirësimit financiar.

“Ne kemi vlerësuar që nga 17 rekomandimet që kanë dalë nga auditori asnjë nga ato nuk është vërejtje thelbësore, sidomos në aspektin e menaxhimit financiar apo prokurimit”, tha ai.

“Edhe këto rekomandime të cilat janë në proces sidomos në aspektin e punëtorëve me kontratë ushtrues detyre ne kemi hapur konkurset por ministria e financave nuk i ka aprovuar për shkak të aspektit buxhetor dhe përkundër vullnetit tonë këto të gjetura vazhdojnë të jenë mangësi”, shtoi ai.

Ndërsa lidhur me raportin e auditorit zv. ministri Hoxha tha se MPB-ja e konsideron real.

Të ngjashme