Komisioni fton ministrat e MSh-së dhe MMPS-së për raportim

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 12:20 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mungesë të ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka shqyrtuar disa çështje të tjera.

Me propozimin e kryetares së komisionit, Besa Baftiut, u fut në rend dite Projektligji për Këshillin Ekonomiko-Social, i cili u votua në parim, me gjashtë vota për dhe dy abstenime. Ndërsa, u tha se në mes të dy leximeve do të ketë edhe dëgjim publik.

Anëtarët e komisionit parashtruan çështje të tjera për shqyrtim. Ndër ta, Haxhi Avdyli, propozoi që të thërrasin në raportim ministrin e Shëndetësisë, pasi, sipas tij, agjenda legjislative e shëndetësisë ka ngecur.

Ai përmendi edhe problemin në Institutin e Patologjisë që, sipas tij, ekziston një problem i madh me fetuset të cilat gjenden të pavarrosura aty, raporton Ekonomia Online.

“Kërkoj nga ju ta thërrasim brenda kësaj periudhe ministrin e Shëndetësisë për raportim, sepse agjenda legjislative ka ngecë totalisht. E dimë që agjenda legjislative ka qenë e parapame të fillojë reforma në maj, qershor por akoma nuk ka ardhë. Asnjë udhëzim administrativ nuk është miratu. Ligji për sigurimet shëndetësore, statuti i ShSKUK-së ka ngecë dhe shumë gjëra tjera. Edhe ne si komision jemi tu dështu. Besoj që do ta thërrasim të na shpjegojë ku është problemi dhe ku ka mbërri. E dyta, vakumet ligjore që i kemi e përcjell problemi i patologjisë. Janë disa qindra fetuse që janë të abortume kanë shku në Institut të Patologjisë, sepse për shkak të vakuumit ligjor nuk po ka kush t’i varrosë ato. Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka rregullu këto dhe është duke e kry këtë në bazë të ligjit për institutin mjekësor, në institutin e patologjisë nuk po munden t’i varrosin sepse nuk po kanë kompetenca. Ne si komision duhet të shkojmë të shohim çka është ky problem. Ta zgjidhim këtë çështje dhe të mos lejojmë aty të qëndrojnë qindra trupa”.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu, tha që si komision janë të gatshëm, por që pritet nga përfaqësuesit e këtij institute të parashtrojnë kërkesë zyrtare.

“Të vijnë përfaqësuesit e Patologjisë të bëjnë kërkesë zyrtare”.

Kurse, Fatmire Kollçaku tha se është i rëndësishëm miratimi i buxhetit për Klinikën e Onkologjisë, që sipas saj, duhet miratuar një buxhet sa më parë dhe kërkoi mbështetje që të shikohet çështja e pushimit të pacientëve që marrin trajtime të kimioterapisë, për shkak të së cilës, anëtarët e tjerë të komisionit reaguan se mbështetje të tillë kanë këto dy çështje, gjë për të cilën Fatmire Kollçaku lëshoi mbledhjen.

“Është interesi jonë sa i përket evidentimit të listës esenciale. Kisha kërku përkrahjen e anëtarëve që ne si komision e kemi vizitu Klinikën e Onkologjisë. Momenti më kyç është miratimi i buxhetit, sepse e pamë nevojën për një klinikë të re të Radioterapisë dhe kimioterapi. Ta ftojmë ministrin dhe të kërkojmë projekt konkret që të miratojmë një buxhet, sepse numri është aq shumë në rritje sa kemi problem në trajtim të tyre. Sa i përket pushimit mjekësor, pacientët që marrin kimioterapi dalin në punë. Pacientët gjatë marrjes së kimioterapisë duhet të pushojnë, këtë kërkesë deshta ta adresoj”.

Flora Brovina tha se këto kërkesa po përdoren për interesa personale dhe partiake, pasi ato janë përkrahur nga komisioni dhe stafi i Onkologjisë ka qenë ai që i ka paraqitur këto kërkesa.

“Folëm për rëndësinë e Onkologjisë dhe edhe për buxhetin, por disa nga ju e shfrytëzuan këtë takim për përfitime personale. Mos e keqpërdorni komisionin dhe vizitat për të mbajtur konferenca në emër të partisë suaj”.

Bekim Haxhiu adresoi çështjet që duhet trajtuar si Komision për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Shpresoj që ne si komision, në të gjitha problemet me qenë bashkë. Ligje kemi pasë pak prej dy ministrive, kërkesat janë të mëdha që të ketë ndërhyrje në draftimin e ligjeve të shëndetësisë dhe punës. Ka ngecje në këto dy ministri. Kërkoj që të dy adresimet, dy ministrave m’i pasë parasysh, MPMS-ja me na sqaru daljen e pensioneve të familjeve të dëshmorëve të luftës dhe çështja tjetër është a do na sjellë pakon legjislative për skemat pensionale, apo ne duhet të marrim iniciativën”.

“Te ministri i Shëndetësisë, do dojmë një raport për revidimin e listës esenciale dhe duhet me ditë sa janë të futur në këtë listë, lista e barnave për sëmundjet e rrallë që janë shumë të kushtueshme për pacientë. A janë listu këto raste dhe cili është buxheti.  Problemi që e ngriti Haxhia, ajo çështje është shqetësim i madh. Nuk është mirë me bë politikë me sëmundjet e pacientëve, sidomos me ata me sëmundje maline. Nuk është etike. Sa mbajnë konferenca për shtyp mirë është që ekspertat e fushës t’i mbledhim. T’i mbledhim partitë politike, t’i bëjnë projeksionet për parandalimin e sëmundjeve. Askush nuk është duke e bërë një program për parandalimin e këtyre sëmundjeve”.

U vendos që më datë 13 dhe 14 nëntor të ftohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për raportim në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

 

Të ngjashme