Komisioni Hetimor: Kemi mjaft fakte dhe argumente për keqpërdorimet në PTK

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 11:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, ka diskutuar për punën që do të bëjnë në vazhdim, pasi sipas tyre mandati po u përfundon dhe për mandatuesit e rinj duhet lënë një dosje e punës së Komisionit, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri, dha propozim që të enjten të mbahet edhe një mbledhje për të grumbulluar intervistat dhe materialet që i posedojnë.

“Të enjten propozoi mu mbajt mbledhja tjetër me i grumbullua intervista me proceduar një lëndë në prokurori. Në bazë të zhvillimeve politike në vend puna e komisionit mundet me mbet në gjysmë”, tha ai.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, propozoi që të kompletojnë dosjen dhe të fillojnë procedurat ligjore.

“Të fillojmë procedurat ligjore sepse ka mjaftë material. Të gjitha procesverbalet e të intervistuarve me pas një dosje dhe duke pa që mandati i këtij kuvendi është në përfundim, duke besuar që legjislatura e ardhshme ka me u marrë me këtë punë, nëse jo me iu dorëzua si një lloj protokolli atyre dhe me nisë procedura ligjore”, tha ai.

Deputeti Milaim Zeka, propozoi që tërë materialin që e posedon Komisioni t’ua ofrojnë edhe medieve, në mënyrë që të dinë njoftohet edhe opinioni publik për gjendjen në PTK.

“Shumë më mirë për shkeljet në Telekomin e Kosovës, kish qenë mirë edhe medieve me iu ofrua dokumente që na kanë ardhë ne që me pa edhe këta se çfarë skandale ka pas”, tha ai.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se ka mjaftë argumente dhe prova se në PTK është bërë krim i organizuar.

“Të gjithë jemi të njoftuar për rrjetin kriminal. Sa i përket kontratës me Z-Mobile ne kemi pasur dëshmitar, shqetësimi im është se nëse ne i kërkojmë prokurorisë e cila nuk ka ndërmarr asgjë deri tani, mund edhe këto që i kemi në duar të mos merren parasysh. Prandaj të bëjmë një raport të detajuar që të kemi një bazë të cilën mund ta merr parasysh Prokuroria”, tha ajo.

Pas këtij diskutimi Komisioni ka filluar intervistimin e Sebaudin Ramaxhikun, Zyrtar Ligjor në Telekom.

 Gjatë të cilit ka thënë se nuk ka qenë prezent në nënshkrimin e kontratës me Dardafon dhe se këtë e kishte parë vetëm pas 8 apo një viti.

E sa i përket një paramarrëveshje mes Telekomit dhe Dardafonit, ai ka thënë se nuk ka qenë një obligative.

Të ngjashme