Komisioni hetimor kërkon pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ka rekomanduar pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo në mungesë të kuorumit kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Komisioni ka miratuar Draftin e Planit të Veprimit dhe Draftin e Planit të Buxhetit, raporton Ekonomia Online. Për hetimin e procesit do të angazhohen pesë ekspertë të jashtëm që kanë lidhje me këtë proces.

Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se listës së dëshmitarëve duhet t’i shtohet edhe Bedri Halimi, kryeinspektor në ministrinë e Mjedisit dhe Fatmir Morina, drejtor i Parkut Bjeshkët e Nemuna..

Haxhi Avdyli ka propozuar sekretariatin për ujërat ndërministror në kuadër të zyrës së kryeministri Afrim Lajci, është ekspert i jashtëm. Robert Muharremi, jurist

“Duhet që kjo të shtrihet përtej emrave aktual që raporti të jetë sa më gjithëpërfshirës. Siç po duket duhet të kërkojmë mandat edhe për 3 muaj”, tha ai.

Artan Abrashi  ka kërkuar që të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ftohen në intervistim që e kanë ushtruar këtë funksion nga viti 2010.

Besa Gaxheri tha se nuk i ka analizuar listën ngase nuk ka pasur kohë, duke shtuar dilemën se a mundet Kosova, të përmbush obligimin për prodhim të energjisë së ripërtitshme.

“A ka kapacitet Kosova që 25% të ujit që me prodhuar energji nga uji. Nëse jo atëherë ne duhet ta ndërrojmë strategjinë”, ka thënë ajo.

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha se duhet që të ftohen të gjithë ata që kanë qenë të përshirë në këtë proces.

“Hetimi ta bëjmë brenda kompetencave që kemi”.

Kryetarja e komisionit Eliza Hoxha ka kërkuar që në email deri të premten të dërgohen emrat e ekspertëve në mënyrë që të ecet përpara me këtë proces.

Të ngjashme