Komisioni Hetimor për krizën energjetike i shqyrton CV-të e ekspertëve pa praninë e medieve

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 12:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar planin e veprimit. Pas miratimit të planit të veprimit, Komisioni e vazhdoi punën pa praninë e medieve, ku në rend dite ishte shqyrtimi i CV-ve të ekspertëve, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, kërkoi që t’i kenë dokumentet e nevojshme nëse ka pasur elemente të diskriminimit në kohën kur është marrë vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se vendimi i Gjykatës Themelore dhe e Apelit është i gabuar.

Qëllimi i themelimit të komisionit është hetimi i krizës energjetike nga tre mujori i fundit i vitit 2021 e deri më sot, që i bie deri më 5 maj. Sa i përket kërkesës për dokumente, vendimi i Gjykatës Themelore dhe të Apelit, është i gabuar. Këto dyja nuk po i shoh te ndonjë relevancë”, tha ajo.

Të ngjashme