Komisioni i Venecias i diskuton dy pikat e Kosovës

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Venecias ka mbajtur dje dhe sot mbledhje, ku është diskutuar për disa çështje të ngritura nga disa shtete, në mesin e tyre edhe për Kosovën, konkretisht Koncept Dokumentin për Vettingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe Projekt-amendamentet në Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Komisioni ka mbajtur një shkëmbim mendimesh me përfaqësuesin nga Kosova.

Rekomandimi është kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 25 tetor 2021.

Të ngjashme