Komisioni legjislativ nga Kosova do të marrë përvojat nga Shqipëria, përfshirë për procesin e “vettingut”

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 10:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit i Kuvendit të Kosovës dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi , raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit kosovar, Adnan Rrustemi, ka thënë se nëpërmjet kësaj marrëveshje, synohet të rritet bashkëpunimi, si dhe shkëmbimi i përvojave në mes të dyja vendeve, për të mirën e qytetarëve.

Ai ka thënë se përvoja parlamentare e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për Kosovën, përshirë edhe ajo për procesin e “vettingut”.

Rrustemi, po ashtu, ka falënderuar Shqipërinë për tërë atë çfarë ka bërë për Kosovën, duke vlerësuar se kontributi i saj ka qenë jetik për Kosovën.

Rrustemi tha se dy bashkëpunim do të intensifikohet edhe në fusha të tjera.

“Unë sot në emër të komisioni pata kënaqësinë të pres kryetaren e komisionit në kuadër të një vizite ndërinstitucionale. Sot nënshkruam memorandum që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy komisioneve”.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Shqipërisë, Klotiltda Bushka, tha se me këtë marrëveshje i konkretizojnë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit.

Bushka ka theksuar se dy komisionet, ndër tjera, do të merren me monitorimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave etj.

Bushka ka thënë se në të ardhmen synohet të formohen edhe grupe punuese të përbashkëta për mbikëqyrjen parlamentare. 

“Është kënaqësi të komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë që jemi në vizitë punë. Sot për më pak se 4 javë ne konkretizojmë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit”, ka thënë Bushka.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Shqipërisë, po qëndron në Kosovë me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Të ngjashme