Komisioni miraton raportin financiar të KQZ-së

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 13:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) Valdete Daka, ka paraqitur shpenzimet e këtij institucioni për vitin 2017 në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

“Buxheti i aprovuar për vitin 2017 ka qenë mbi 11 milion euro. Meqenëse KQZ ka organizuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ne nga Qeveria e Kosovës kemi kërkuar të na ndajë buxhet shtesë prej 3 milionë euro. Buxheti përfundimtar për vitin 2017 ka qenë mbi 16 milionë euro. Zgjedhjet lokale kanë qenë më të shtrenjta se zgjedhjet qendrore, sepse ka pasur edhe rivotim. Zgjedhjet parlamentare kanë qenë me koston më të ulët deri tani. Materiali i mbetur shkatërrohet i tëri, të gjitha fletëvotimet që nuk janë përdorë shkatërrohen, duke përfshirë vulat, sprejat e të gjitha”.

Ndërkaq nga Zyra Kombëtare e Auditimit u tha se gjatë zgjedhjeve lokale, KQZ-ja ka kaluar të drejtat kontraktuale duke porositur më shumë material sesa që duhet, raporton Ekonomia Online.

“KQZ per zgjedhjet lokale ka porositur më shumë material se sasitë e kontraktuara. Sa i përket planifikimet të buxhetit, KQZ përkundër sfidave të organizimit të dy palë zgjedhjeve, ka shënuar një progres në disa sfera. Ky raport përmban 10 rekomandime”.

Enver Hoti pyeti porositjen e tepërt të fletëvotimeve duke thënë se nuk dihet se nga shkojnë një numër kaq i madh i këtyre fletëvotimeve, raporton EO.

“Çka është duke ndodhur me lista të votuesve. Nuk e di çka po bëhet me gjithë ato fleta të votimit dhe ka po shkojnë, po porositen më shumë sesa që duhet”, tha ai.

Me vota unanime është votuar raporti financiar i KQZ-së, derisa kryetari i i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku si me shaka porositi KQZ-në të përgatiten për zgjedhje në shtator.

Të ngjashme