Komisioni nis procedurat për zgjedhjen e anëtarëve jo prokurorë të KPK-së

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 14:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka diskutuar lidhur me zgjedhjen e tre anëtarëve jo prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për përzgjedhjen e anëtarëve u bë e ditur se një anëtarë do të jetë një profesor, një përfaqësues nga Oda e Avokatëve dhe një i shoqërisë civile.

Kryesuesja e komisionit, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se do kontaktohen institucionet përgjegjëse, kurse për shoqërinë civile do hapet konkurs nga Kuvendi i cili do mbikëqyret nga grupi punues.

“Për  përzgjedhjen e përfaqësuesit të shoqërisë civile, konkursi shpallet nga Kuvendi i Kosovës. Për fakultetin Juridik dhe Odën e Avokatëve iu shkruajmë institucioneve përkatëse që të dërgojnë emrat e tyre”.

Pjesë e grupit punues do të jenë Hajdari Beqa e kryeson grupin punues, Albulena Haxhiu, Korab Sejdiu, Bahrim Shabani anëtarë.

Komisioni shqyrtoi kërkesën e deputetit Arban Abrashi dhe anëtares së bordit të RTK-së Naile Demiri në lidhje me Interpretim të normave ligjore të Ligjit të RTK-së që lidhet me zgjedhjen e Drejtorit të RTK-së.

Anëtarët u dakorduan se komisioni nuk është kompetent dhe ligji për RTK-në është i qartë.

“Ligji për RTK është tepër i qartë dhe sipas mendimit tim bordi ka bërë shkelje. Duhet me votuar shtatë anëtarë të bordit për me zgjedhë për drejtorin e bordit. Zgjedhja e drejtorit të RTK është në kundërshtim me ligjin për RTK”, tha kryetarja Haxhiu.

“Propozoj që komisioni për legjislacion nuk është kompetent, e hidhet veten si jokompetentë”, tha deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj.

Të ngjashme