Komisioni nuk arrin t’ia dërgojë Kuvendit emrat për Avokat të Popullit

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, nuk ka arritur të votojë raportim për përzgjedhjen e kandidatëve për Avokatin e Popullit, raporton Ekonomia Online.

Në mungesë kuorumi, ky raport për të cilin anëtarët e komisionit  paraprakisht patën vërejtje dhe  nuk u hodh në votim.

Vërejtët e deputetëve ishin lidhur më numrin e kandidatëve të propozuar për tu dërguar në Kuvend.

Duda Balje, kryetare e këtij komisioni parprakishtë  tha se konsideron

se procedura e intervistimit të kandidatëve për këtë pozitë ka shkuar në rregull, kryetarja e komisionit shpalosi raportin për votim me kandidatët e propozuar nga paneli.

Teuta Haxhiu nga radhët e AAK-së tha se është në kundërshtim me rregulloren për zgjedhjen e Avokatit të Popullit që të dërgohen në Kuvend.

“Ne duhet të dërgojmë tre emra në Kuvend dhe jo katër. Nuk Raporti duhet të shkojë ashtu siç ka ndodhur, pra siç është bërë poentimi. Ne të dërgojmë tre emra dhe Kuvendi të bëjë zgjedhjen e vetë.

Kryetarja Balje tha se propozimi i emrave për në Kuvend është bërë në përputhje me rregulloren.

“Raporti është bërë në bazë të rregullores për Zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe në rregullore pika 4.8 thotë se nëse dy kandidatë kanë pikë të njëjta edhe i treti shkon.

Ajo ka thënë se janë konsultuar edhe me zyrën ligjore për këtë çështje”, ka thënë ajo.

Të ngjashme