Komisioni për Bujqësi cakton detyrat, propozohen vizitat nëpër terren dhe takime me shoqërinë civile

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 14:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë ka diskutuar lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. Këtu u propozua që ky Komison të jetë më aktiv sa i përket vizitave në terren, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli, tha se Komisioni shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me bujqësi.

“Me vendim të Kuvendi, Komisioni për Bujqësi është funksional”, u shpreh Pacolli.

“Komisioni shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me bujqësi, fushëveprimi përfshinë angazhimin e politikave të bujqësisë, në konceptimin për zhvillimin e bujqësisë”.

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, tha se Komisioni ka nevojë për rregullore të brendshme.

“Komisioni ka nevojë për një rregullore të brendshme”.

Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa propozoi disa ndryshime. Komisioni për buxhet duhet të jetë shqyrtimi i projekt buxhetit të resurseve përkatëse.

“Të fillojmë të punojmë në rregulloren e Kuvendit. Po e quaj një ftesë qeverisë të na dërgojë planin dhe programin qeverisës sepse është mbikëqyrja e ekzekutivit. Përveç vizitave në terren të kemi edhe takime të rregullta me shoqëri civile”.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj theksoi se pajtohet me këtë fushë veprimtari. Ajo tha se duhet me shtuar edhe nismat ligjore.

Milazim Salihaj propozoi javën tjetër vizitën e parë në Kaçanik te lumi Nerodime.

“Kryesisht t’i  identifikojmë ndotësit e ambientit shkohet vizita në terren”.

Të ngjashme