Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton tri projektligje për FSK-në

Prishtinë | 29 Kor 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka miratuar në parim tri Projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Ekonomia Online.

Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Komisioni  ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë se Kosovës; dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të tri projektligjet u votuan me vota unanime të anëtarëve të këtij Komisioni.

Të ngjashme