Komisioni për demarkacionin, kërkon materiale shtesë rreth kufirit me Malin e Zi

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 15:41 | Nga

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka mbajtur disa takime, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Në një kumtesë, thuhet se komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do t’ua kërkojmë me shkrim disa institucioneve përkatëse.

“Komisioni është duke punuar profesionalisht, me përgjegjësi, me përkushtim dhe me synime të përbashkëta për ta zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Theksojmë se Komisioni do të punojë krejtësisht në përputhje me gjendjen e fakteve të verifikuara dhe sipas Ligjit në fuqi”, thuhet ndër tjerash në kumtesë, përcjell EkonomiaOnline.

“Presim nga mjetet e informimit që këtë informatë ta kuptojnë si dëshirë dhe si vullnet i Komisionit për të punuar në mënyrë transparente, ndërsa, për punët në vijim, Komisioni do t’u informojë me kohë, në forma të përshtatshme të komunikimit”.

“Komisioni shpreh shqetësimet e tij për shkak të disa përpjekjeve për zhvlerësimin paraprak të punës së tij, por ky komision do të punojë si duhet, pavarësisht nga përpjekjet e tilla – thuhet në Kumtesën për media të nënshkruar nga Kryesuesi i Komisionit:  Prof. i asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi”, thuhet më tej në kumtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme