Komisioni për Integrim Evropian miraton draft-planin e punës

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 12:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, ka miratuar draft-planin e punës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht i zhvillua një debat ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe në fund me vota unanime u miratua ky plan.

Kryetar Armend Zemaj, i njoftoi deputetët se puna e Komisionit është ndarë ne 4 objektiva.

Bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtarë,  diplomacia ndërkombëtare dhe shqyrtimi i legjislacionit.

“Këto objektiva janë përcaktuar sipas roleve të komisionit. Kam propozuar puna të ndahet në sesionin pranveror dhe vjeshtor. Objektivi i parë bazuar në raporte të mbikëqyrjes. Në këtë objektiv janë propozuar raportimet e ministrave. Procesi i integrimit është anëtarësimi në BE. Objektivi i fundit të gjitha aktivitet janë paraparë ne sesion pranveror, për liberalizimin e vizave. Siç e dimë bashkëpunimi rajonal janë kriteret e para dhe të përfitojmë nga përvojat e tyre. Këtë draft plan nuk na pengon të realizojmë aktivitete të tjera gjatë punës”, tha ai.

Deputeti Gazmend Xhyshinca nga VV-ja, tha se e mirëpresim vendimin për shpejtimin e draftit të punë.

“Vërejtjet kryesore që kemi marrë për raport të progresit është mënyra qysh kemi proceduar me ligje tona, ka qenë njëra prej kritikave. Ne duhet të bëjmë një plan më të detajuar dhe nuk e kemi pasur kohën e duhur të përgatitemi”, tha ai.

Por me konstatimin e Xhyshincës nuk u pajtua deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Ne kemi vetëm një draft, dhe duhet ta shqyrtojmë. Vazhdimisht e kemi plotësuar. Sa i përket shpejtësisë së miratimit te ligjeve , nuk ka shkelur procedurat e ligjit. Vetëm atëherë kur ka pasur projektligje i kemi refuzuar dhe i kemi kthyer ne seancë plenare. Përndryshe gjithçka ka shkuar mirë”, tha ajo.

Fitore Pacolli, nga VV-ja tha se pajtohet me planin e punës, por që kërkoi të kenë kompetenca edhe për shtyrjen përpara të proceseve integruese.

“Unë nuk kam pasur mundësi ta shoh dokumentet në planin e punës. Pajtohem për planin e punës por duhet të shtojmë është se komisioni përveç mbikëqyrjes të shtyjë tutje edhe procesin e integrimit. Nuk kemi planifikim me shtet qe nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kur të vjen ministri të na raportojë për planin”, tha ajo.

Haxhi Shala, nga Nisma Socialdemokrate i dha mbështetje planit të punës teksa kërkoi angazhimin e të gjithë anëtarëve për mbikëqyrjen e punës së qeverisë.

“Përgëzojë për punën dhe kërkojë nga gjithë anëtarët të mos bëhemi zëdhënës të qeverisë sepse ne jemi në mbikëqyrje të qeverisë. Komisioni duhet të jetë unik, presim plotësimin e draft-planit”, tha ai.

Edhe deputeti nga radhët e komunitetit 6+, Albert Kinolli, i dha mbështetje këtij plani të punës të paraqitur nga kryetari Zemaj.

“Jemi të parët që e kemi në tavolinë draft-planin e punës dhe e përkrahi dhe duhet ta votojmë. Ne jemi të vetëdijshëm për punën e Komisionit. Puna jonë duhet të jetë e arsyeshme. Ne kemi kohë që të përmirësojmë draft planin e punë’, tha ai.

Në fund me vota unanime të të gjithë anëtarëve të komisionit u miratua draft-plani për vitin 2020.

Të ngjashme