Komisioni për Integrime Evropiane miraton dy projektligje të rëndësishme

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 12:43 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Ndryshimit dhe Plotësimit Nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian.

Kryetarja e komisioni, Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se miratimi i këtyre dy marrëveshjeve është shumë i rëndësishëm, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja financiare IPA 2015, pejsa e mbetur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian që është miratuar, si dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, një marrëveshje që do të jetë një vlerë e madhe e mbështetjes së Kosovës sa i përket asistencës që Qeveria e Luksemburgut e ndan për Kosovën”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo bëri të ditur se si komision kanë marrë vendim që të kenë rol më të theksuar gjatë këtij dy mujori ku pritet të jetë edhe faza përmbyllëse e procesit të liberalizimit të vizave.

“Është paraparë një agjendë e detajuar e komisionit për të shtrirë ndikimin dhe lobimin në aspektin e parlamenteve të shteteve të cilat janë paraparë një numër i vizitave”, ka shtuar ajo.

Në mbledhjen e sotme komisioni ka miratuar edhe planin e punës për sesionin vjeshtor.

Të ngjashme