Komisioni për Integrime Evropiane diskuton për MSA-në

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 16:02 | Nga

Komisioni për Integrime Evropiane ka pasur takim për ofrimin e mundësive të anëtarëve të Komisionit të kenë diskutime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e shoqërisë civile, mbi çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin evropian, si dhe për ngritjen e vetëdijes për procesin e MSA-së dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në zbatimin e tij.

Komisioni për Integrime Evropiane në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit të BE-së “Mbështetje e mëtutjeshme për Kuvendin e Kosovës”, organizuan një tryezë me temën “Komisioni për Integrime Evropiane dhe zhvillimet nga MSA: mundësitë dhe sfidat”, në të cilën morrin pjesë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i këtij organizimi ishte të ju ofrohet mundësia anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane të kenë diskutime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e shoqërisë civile, mbi çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin evropian, si dhe për ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për procesin e MSA-së dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në zbatimin e tij.

Kryetarja e komisionit, Njomza Emini, falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për mbështetjen e ofruar nga ta dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të avancojë edhe më shumë në të ardhmen.

Me këtë rast ekspertët e Projektit të Binjakëzimit Thomas Grunert, udhëheqës i Njësisë për Zgjerim dhe Zonën Ekonomike Evropiane, në Parlamentin Evropian dhe  Krisztián Kovács, udhëheqës i Departamentit të BE-së, në Kuvendin Kombëtar Hungarez, bënë prezantime të shkurtra lidhur me rolin dhe kompetencat e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e integrimit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme