Komisioni për Integrime Evropiane takoi delegacionin nga Bundestagu gjerman

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës është takuar me Komisionin për Çështje Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Bundestagu gjerman, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë falënderuar deputetët e Bundestagut për mbështetjen e dhënë nga shteti gjerman ndaj Kosovës, si dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi.

Po ashtu, u diskutua edhe rreth procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme