Komisioni për Komunitete dhe Kthim voton raportin me rekomandime për Projektligjin për Dialogun

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 09:18 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja, Duda Balje tha se kërkon që pjesë e këtij grupi me qenë edhe një anëtar nga komuniteti boshnjak ashtu edhe siç ishte caktuar në seancë që të jetë Rasim Demiri.

“Në seancë kur kemi vendos me formuar grupin për dialog kemi votuar edhe një nga komuniteti boshnjak me qenë deri sot ata nuk kanë emëruar dhe pasi kemi biseduar me kryeministrin dhe Limajn presim me u emëruar edhe Rasim Demiri me qenë pjesë”, tha Balje.

Zv.kryesuesi i komisionit, Danush Ademi tha se kjo nuk është përgjegjësi e komisionit por duhet diskutuar në seancë, raporton EO.

Të ngjashme