Komisioni për Komunitete miraton disa Projektligje pa përkrahjen e Listës Serbe

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 10:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar për tri Projektligje, raporton Ekonomia Online.

Atë për Projektligjit për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit me amendamente e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa si dhe Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike me amendamente të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Jelena Zhivkoviq, nga Lista Serbe ka propozuar që të mos votohen amendamentet që janë në votim si arsye që nuk janë votuar amendamentet që janë propozuar nga kjo parti.

“Komisioni nuk e ka përkrahur asnjë amendament të Listës Serbe edhe ne duhet të votojmë kundër amendamenteve të propozuara”, tha ajo.

Mirëpo edhe pse Lista Serbe votoi kundër kanë kaluar të gjitha pikat të cilat ishin në shqyrtim në këtë komision.

Të ngjashme