Komisioni për Legjislacion miraton Projekt-kodin e Drejtësisë për të Mitur

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 15:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Legjislacion ka shqyrtuar Raportin me amendamente për Draft-Rregulloren e Kuvendit, të cilin e ka kthyer në grupin punues përsëri për shkak të disa vërejtjeve në disa amendamente.

Hajdar Beqaj tha se kjo rregullore mund të kalojë duke pasur një konsensus politik, raporton Ekonomia Online.

“Grupi punues i ka shqyrtuar amandamentet. E dimë që ka kaluar në leximin të parë por që të kalojë në Kuvend duhet të kemi konsensus politik. Krejt esenca e gjithë neve ka qenë me qenë një rregullore funksionale. Ne i kemi pasë 30 amendamente”.

“Rregullorja është kategori kushtetuese që mund të shkojë me konsensus politik. Ne kemi pritë amendamente prej LDK-së, mirëpo nuk e di pse e kanë bojkotu. Edhe unë jam që rregullorja të kthehet në grup punues por ta bëjmë një plan të veprimit që të mos ta lëmë në pakufi”, tha ai.

Arben Gashi paraqiti disa nga kritikat lidhur me amendamentet në draft-rregulloren e Kuvendit, raporton EO.

“Janë disa çështje që janë të parregulluara brenda. Kur është punuar drafti i parë ne i kemi dhënë vërejtjet tona dhe janë heqë disa gjëra. Grupi punues është një trup lehtësues dhe unë nuk jam anëtar”, tha ai duke përmendur disa nga problemet kryesore”.

Ndërkaq lidhur me mungesën e deputetëve ai tha se ky është vullnet politik.

“Është pak e komplikuar, sepse është qëndrim politik pjesëmarrja në seancë. Po tentohet në vazhdimësi interesi i përfaqësimit publik dhe është interes politik. Nuk duhet të penalizohet mospjesëmarrja”, tha ai.

Albulena Haxhiu tha se shqetësimi kryesor është mungesa e deputetëve në seanca, raporton EO.

“E vetmja mundësi është që edhe deputeti me pasë kartelë që e dëshmon praninë e tij. Po vazhdojmë me pasë probleme të vazhdueshme me prezencë të deputetëve në sallë. Kjo nuk është adresuar dhe duhet të adresohet”.

Sami Kurteshi tha se rregullorja duhet të kthehet mbrapsht për shkak të shumë vërejtjeve.

“Duhet ta rregullojmë këtë rregullore. Vërejtjet që ngriti Arben Gashi tregon që LDK dëshiron që rregullorja të kthehet prapë në grupin punues dhe t’i marrë parasysh vërejtjet që janë dhënë”, tha ai.

Komisioni gjithashtu ka shqyrtuar Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur ku janë miratuar amendamentet nga komisioni.

Kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu tha se lidhur me amandamentet janë marrë parasysh 90% të propozimeve nga organizatat.

“Më vjen mirë që  90% e propozimeve që janë marrë nga organizatat janë marrë parasysh. Amendamentet konsiderohen të miratuara”.

Të ngjashme