Komisioni për Punë të Jashtme do të lobojë për njohje nga pesëshja e BE-së, ministrja raporton çdo 3 muaj

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 11:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë së martës Komisioni Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur mbledhjen e parë konstitutive, të udhëhequr nga Haki Abazi, raporton Ekonomia Online.

Abazi që është deputeti i VV-së, bëri të ditur se Komisioni do të ketë 11 anëtarë. Ai me këtë rast ka paraqitur edhe prioritet që t’i kenë gjatë punës si Komision.

Aabazi sqaroi se do të angazhohen në njohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë, gjithashtu edhe në fushën e bashkëpunimit parlamentar.

“Prioritet gjatë punës tonë duhet t’i japin bashkëpunimit parlamentar dhe angazhimin e 5 vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Madje sipas tij, në draft-planin e punës duhet të parashihet edhe raportimi i ministres së Punëve së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla çdo 3 muaj.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka kërkuar që të ketë unitet kur janë në pyetje çështjet në të mirë të vendit.

“Plani i punës është e pamundur të realizohet sepse nuk e dimë kur do të vijnë ligje në Kuvend. Mund ta bëjmë një draft, por jo plan të punës”.

Abazi kërkoi që të propozohen tre anëtarë të grupit punues që do të hartojnë planin e punës.

Sipas deputetes së AAK-së, Time Kadriaj se grupi punues duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Përderisa Agon Batusha, deputet i VV-së, tha se është vendosur që në hartimin e draftit të planit të  punë të përfshihen të gjithë anëtarët.

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, tha se duhet të ketë propozime konkrete sa i përket planit.

Kurse deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se marrëdhëniet me shtete dhe parlamentet janë kompetencë e kryetarit të Kuvendit, raporton EO.

“Ne nuk jemi patericë e Qeverisë. Marrëdhëniet me shtete dhe parlamentet janë kompetencë e kryetarit të Kuvendit”.

Të ngjashme