Komisioni për Punë të Jashtme miraton Projektligjin për Diasporën

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 14:03 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka miratuar Projektligjin për Diasporën me 6 për dhe 2 abstenime, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, tha se në takimin me ministrin e Diasporës kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me këtë projektligj.

“Tash pas pushimeve nga 21 janari janë plotësuar kushtet procedurale të këtij projektligji. Përveç debateve publike kemi organizuar edhe takime në ministri ku kemi shpreh disa shqetësime”. 

“E kemi mundësinë që para se të shkojë në lexim të parë ta ftojmë ministrinë dhe ta pyesim pse nuk i kanë përfshirë rekomandimet ose ta votojmë tash e të punojmë mes leximeve”.

Evgjeni Thaçi, deputete e PDK-së, ka thënë se rekomandimet që janë dhënë duhet të përfshihen në Projektligj në mënyrë që ai të jetë përmbajtjesor.

“Ky projektligj ka ardhur si rezultat i punës që ka bërë Ministria e Diasporës dhe dëgjimet publike që janë bërë në vende të ndryshme ne kemi marr pjesë”.

“Komisioni jonë ka bërë monitorimin e ligjit për diasporën dhe mërgatën. Unë nuk e di a janë përfshirë rekomandimet që i kemi dhënë”.

“Meqenëse jemi në shqyrtimin e parë të Projektligjit, por kemi mundësi me i përfshi disa rekomandime me i përfshi gjatë punës që do të bëhet gjatë dy leximeve”.

Deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku- Kastrati, tha se përmes amendamenteve do të adresohen shqetësimet e diasporës.

“Unë kam prit që rekomandimet të përfshihen në ligj, por në amendamente ne mund të punojmë dhe t’i përfshijmë këto rekomandime”.

“Në dokumentin e fundit në dhjetor që është trajtuar nuk ka qenë i tillë siç është sot”, tha ajo.

Kurse deputetja e VV-së, Fitore Pacolli tha se do të jetë i vështirë ndryshimi i disa gjërave vetëm përmes amendamenteve.  

“Unë mendoj qe ka me qenë problem me i ndryshuar disa gjera sidomos atë për qendra kulturore, pasiqë qeveria ka menduar vetëm për atasheun”.

“Nëse e shohim ligjin në thelb janë qendrat kulturore dhe tash thonë që nuk ka buxhet”. 

Për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj ka mundësi që të punohet në mes dy leximeve.

“Ministria e Diasporës ka qenë shumë e angazhuar me punuar në ligjin për diasporën. Ky është një projektligj dhe neve nuk na mohohet mundësia me e rregulluar qysh ne duam”.

“Ne i njohim shqetësimet që i kanë qytetarët tanë në diasporë”.

Kurse Elmi Reçica, nga PDK-ja ka thënë se qendra kulturore duhet të ketë në secilin vend që ka ambasad.

“Ku kemi përfaqësi diplomatike duhet të kemi edhe qendra kulturore. Besoj që pas këtij projektligji do të ketë edhe akte nënligjore që do të përcaktojnë çfarë do të jetë misioni i qartë i qendrave kulturore”.

Glauk Konjufca, nga VV-ja ka thënë se Kosova duhet të marr përgjegjësin për shkollimin në gjuhën shqipe për shtetasit e saj në diasporë.

“Ne e patëm diskutuar që Kosova me i marr përgjegjësit sa i përket shkollimit në gjuhën shqipe për shtetasit e vet”.

“Të gjithë ata që e kanë prejardhje nga Kosova, shteti duhet të marr obligimin që të përkujdeset për këtë. Ky ligj është shumë jo serioz nëse nuk përfshihet një gjë e tillë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme