Komisioni për qeverisje lokale kërkon që të mbikëqyrë edhe Administratën Publike

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 10:31 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni  për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi, dhe anëtarët e tij, raporton Ekonomia Online.

Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kica – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mergim Lushtaku.

Kica – Xhelili, tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.

“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra” ka thënë Kica – Xhelili.

Nënkryetari, Mergim Lushtaku tha se duhet që në këtë Komision të kthehet veprimtaria e administratës publike.

“Vlerësoj që ne si Komisionin duhet të bëjmë një kërkesë që të rishqyrtojmë këtë çështje që veprimtaria e Administratës Publiket të kthehet në këtë Komision”.

Besim Muzaqi, anëtar i komisionit përkrahu këtë propozim.

“Ne si Komision në mbledhjen e ardhshme duhet ta bëjmë pikë rendi ditës që të rikthehet në këtë komision çështja e administrimit lokal”.

Edhe Kici Xhelili ka thënë se pajtohet që kjo temë të trajtohet në ditët në vijim.

Autorizimet e këtij komisioni janë votuar .

Ndërsa, Besnik Tahiri  tha se ky komision do duhet të mbikëqyrte edhe ligjin për paga dhe reforma tjera.

“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe Administratën Publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës, andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe ligjin për paga e reforma tjera”, tha Tahiri

Përbërja e komisionit:

Kryesuese,  Doarsa Kici Xhelili

Nënkryetari , Mergim Lushtaku

Anëtarët e Komisonit:

Besnik Tahiri

Agim Veliu

Igor Simiq

Besim Muzaqi

Nijazi Isaku

Valon Ramadani

Fitim Haziri

Floretë Zejnullahu

Të ngjashme