Komisioni për Shëndetësi i jep përkrahje Projektligjit për luftimin e pandemisë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e ka votuar në parim Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të gjithë deputetët në këtë komision, dhanë fillimisht rekomandime shtesë, në mënyrë që mos të ndodhë më shkelja e Kushtetutës.

Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, tha se ky ligj do t’i mundësojë Ministrisë së Shëndetësisë, që të bëjë disa kufizime, dhe sipas tij, është e paarsyeshme që ky ligj nuk është përkrahur deri tani.

“Tani ky ligj ka për qëllim që të krijojë një hapësirë juridike e posaçërisht që Ministrisë së Shëndetësisë t’i mundësojë kufizime të lehta. MSH-së me kalimin e këtij ligji i mundësohet  që të krijojë disa kufizime dhe ky ligj i shërben qeverisë. E shoh si të paarsyeshme që MSH-ja nuk e ka përkrahur deri më tani. Ky ligj është përpiluar nga ekspertet më të mirë që kemi ne”.

Deputeti nga radhët e PDK-së,UranIsmajli, ka thënë se masat në luftimin e pandemisë, duhet të jenë më rigoroze.

“Masat duhen të jenë rigoroze në mënyrë që ta tejkalojmë këtë pandemi. Ky ligj ka ardhur si kërkesë pasi Gjykata Kushtetuese të marr një vendim për miratimin e ligjit për parandalimin  e COVID-19. Ka një arsye më të gjerë dhe Kushtetuesja ka qenë koshiente në këtë drejtim. Është e rëndësishme që ne ta ruajmë rendin demokratike dhe ne si PDK jemi pro dhe kemi qenë pro këtij ligji. Që 5 muaj nuk po mundet të blihet një pajisje  sepse IKSHPK thotë se MSH duhet ta blejë. Nëse nuk reagojmë shpejt, virusi nuk ndalet. Ne duhet që brenda këtij ligji t’ia lejojmë një nen që të punësohen në këtë kohë disa punëtorë shëndetësor dhe e dimë se kemi shumë të papunë. Duhet ta shohim se a kemi mundësi që brenda ketij ligji ti ndihmojmë komuanve të Kosovës”, u shpreh Ismajli.

Pro ligjit është shprehur edhe Fitim Haziri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bekim Haxhiu tha se Kuvendi nuk duhet të shkojë në pushim pa miratuar ligjin ndaj pandemisë dhe rishikimin e buxhetit. 

Deputetët gjithashtu kërkuan që ministri Armend Zemaj e u.d i drejtorit të SHSKUK të raportojë në këtë komision.

Të ngjashme