Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë nis vizitën në Kosovë, shkëmbejnë informacione reciproke

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka pritur në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht takimi u mbajt i mbyllur për medie, ku më pas kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu dhe homologu i saj nga Shqipëria, mbajtën një konferencë për medie.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, tha se ky takim ka për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy shteteve.

“Takimi jonë sot i përbashkët kishte për qëllim që edhe njëherë ta dëshmojmë afrimin dhe bashkëpunimin me komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Edhe në të kaluarën të dy Parlamentet kanë bashkëpunuar ngushtë me njëra-tjetrën por edhe tani është më së e nevojshme që ne të bashkëpunojmë që të sigurohemi për një qeverisje të mirë në të dyja shtetet, që të kemi respektim të të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë, e poashtu mbi të gjitha kemi nevojë që të shkëmbejmë përvojat mes dy shteteve, duke pasur parasysh që Shqipëria ka përvojat më të gjata sesa shteti ynë”, tha ajo.

Nasip Naço kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë, tha se kanë shkëmbyer informacione reciproke me Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së

“Kemi ardhur për të dhënë dhe shkëmbyer informacione reciproke me këtë Komision, sepse kemi çfarë përfitojmë nga njëri-tjetri. Duke qenë të rëndësishëm të dy komisionet, edhe Komisioni jonë e ka vlerësuar për të ardhur sot sepse të dyja vendet sa më të sigurta, do të jenë në dobi të vendit tonë”, tha ai.

Të ngjashme