Komisioni për të Drejtat e Njeriut fton në raportim KPK-në e KGjK-në, shkak rasti i 11 vjeçares

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore ka miratuar me gjashtë vota me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse ishte e ftuar Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, ajo nuk morri pjesë në debat, i pranishëm ishte Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit.

Anëtarët e Komisionit kërkuan që të ftohen në raporton nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Fillimisht ish-Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se është i rëndësishëm kontributi i të gjithëve në këtë drejtim dhe se duhet që të punohet edhe më shumë në parandalim.

“Mendoj që ka qenë mundësi e mirë e akterëve për të dhënë kontribute të veta. Është dokumenti final i gjitha kontributeve për të pasur draft më të mirë. Edhe përfaqësues e Ministrisë së Drejtësisë e kanë një barrë të madhe. Ka pasur shumë akterë që kanë dhënë kontribut”.

“Duhet të punohet me shumë për mbrojtjen nga dhuna në familje. Përfaqësuesit e Policisë e theksuan se faturat për blerjen e produkteve për viktimat e dhunës mund të sjellë telashe në vazhdim sepse kanë nevojë për produkte bazike. Një letër e ministrit kish mundur të zgjidhë këtë telash”. 

Deputetja e VV-së Tinka Kurti tha se rasti i dhunimi të 11 vjeçares ka bërë që të preken të gjithë , prandaj edhe është i rëndësishëm sa më shpejt miratimi i ligjit.

“Pas një ngjarje të rëndë të 11 vjeçares që na ka prekur të gjithëve sot po diskutojmë për dhunën në bazë ligjore. Në këtë Komision na ka rënë të diskutojmë për shumë raste të dhunës ndaj grave”.

“Secila formë e dhunës ndaj grave e rrit dhunën në përgjithësi. Është shumë me rëndësi që jemi në përfundim të këtij ligji. Fjala për përkufizimin e gjinisë e shoh konservatore në kuptimin çka shoqëria e konsideron të e përshtatshme”.

Albana Bytyqi nga AAK-ja kërkoi që ligji të miratohet sa më shpejt në mënyrë që kryesit e këtyre veprave të marrin dënimin meritor, raporton EO.

“Ne e kemi marrë ligjin për parandalimin ndaj dhunës. Kam parë që janë të përfshirë atë gjitha pikat, por ka nevojë edhe për një rishikim. Mirë është me dal një ligj të procedohet dhe të hyjë në fuqi që të kenë dënimin e merituar”.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, tha se janë marrë të gjitha rekomandimet dhe se do të shikohet vetëm pjesa e buxhetit.

“Këtu është pika që duhet me proceduar ligjin dhe jemi duke dërguar ligjin në pjesën e buxhetimit. Implementimi duhet të bëhet për të ndalë dhunën ndaj grave”.

Të ngjashme