Komisioni raporton të premten para Qeverisë për matjen e territorit

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Demarkacioni nuk do të procedohet në Kuvend as këtë javë. Të premten, Komisioni i Eksperteve për Matjen e Territorit do të raportojë para Qeverisë për të gjeturat dhe raportin e tyre faktografik, për t’i hapur rrugë procedimit në Kuvend, javën që vjen.

Kryeministri Isa Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar të premten në mbledhjen e Qevierisë së Kosovës të thirrur për në ora 17:00, do të pranojnë për shqyrtim raportin faktografik të të gjeturave të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit.

I njëjti raport, bashkë me propozimet shtesë (në rast se ka) do t’u dorëzohet anëtarëve të Qeverisë për shqyrtim, për tu hapur rrugë për t’a proceduar në Kuvend projektligjin për Demarkcionin me Malin e Zi në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, javën që vjen.

Kjo është pika më e rëndësishme e rendit të ditës për mbledhjen e 135 të Qeverisë, e thirrur për ditën e fundit të punës për këtë javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme