Komisioni rekomandon të anulohet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 10:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së ka kërkuar të anulohet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raporton Ekonomia Online.

Komisioni vendosi që t’i rekomandoj Kryesisë anulimin e konkursit dhe hapjen e një konkursi të ri për këtë pozitë.

Kryesuesi i komisionit, Haxhi Shala, tha se janë tre kandidatë potencial për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

“Janë zgjedhur 3 kandidat, Bujar Sadiku, Jeton Arifi, Nexhat Jashari dhe duhet t’ia dërgojmë Kryesisë raportin dhe rezultatin e panelit”, tha Shala.

“Rekomandojmë që kandidatët që nuk arrijnë mbi 3% nuk munden të kualifikohen të suksesshëm për të qenë në këtë pozitë, jemi të obliguar të ia dërgojmë kryesisë dhe më pas ata ta dërgojnë në seancë”, tha ai.

Deputeti i VV-së Xhelal Sveçla, tha se asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk i plotëson kriteret që të jenë kandidat potencial për të marrë këtë pozitë.

“Nuk mendoj se ndonjëri prej tyre plotëson kriteret për të kandiduar për këtë pozitë, nuk e di si janë rregullat e brendshme a duhet patjetër me dërguar emra, por sipas meje nuk mendoj se ndonjëri prej kandidatëve plotëson minimumin e kërkesave që do duhej të ishin të nevojshme për këtë pozitë të rëndësishme”.

”Unë do votoj kundër dhe kërkoj të rishikohet edhe njëherë dhe të shpallet edhe njëherë konkursi dhe të jetë në shumë media që të informohen qytetarët më shumë që të kemi kandidat potencial të mirë që do plotësonte kërkesat e kësaj pozitë”, shtoi ai.

Sveçla i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit të anuloj vendimin e konkursit dhe të shpallë një konkurs të ri.

“Rekomandoj komisionit të votoj anulimin e gjithë procesit rekrutues deri tanishëm dhe të shpallë konkurs të ri për këtë pozitë”, tha Svecla.

Deputeti i PDK-së Fadil Beka, tha se është pro këtij raporti me emrat e kandidatëve.

“Nëse ne e anulojmë konkursin atëherë humbim edhe fonde nga BE-ja, rekomandoj që pozitivisht të shkoj raporti në kryesi për këta tre kandidatë që janë zgjedhur”, tha ai.

Deputetja e PSD-së Aida Derguti, tha se është kundër këtij raporti.

“Rezultati i ulët ka dal për shkak të rezultatit tonë, vlerësimi i britanikeve nuk është përfshirë në këtë vlerësim”, tha ajo.

Kryesuesi, Shala the se Kryesia le të vendosë se çka do të bëj me këtë raport.

“Le të jetë organi me i lartë i Kuvendit se çka do të bëj, ne e kemi qëndrimin e Komisionit tonë”, tha ai.

“Është e vërtetë që vlerësimi është i yni, vlerësim i panelit të katër deputetëve edhe vlerësimi i britanikeve ka qenë përafrisht i njëjtë”, shtoi Shala.

Shoqëria Civile që e monitoron konkursin për përzgjedhjen e këtij komisioneri ka reaguar për parregullsi gjatë procesit.

Sipas tyre konkursi duhet të mbyllet pasi që asnjëri nga kandidatët në listën e ngushtë nuk e meriton ta drejtojë Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Këtë konstatim e ka dhënë edhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Në listën e ngushtë jane kandidatët Jeton Arifi, Muharrem Mustafa, Bujar Sadiku dhe Nexhat Jashari.

Të ngjashme