Komisioni shqyrton rekomandimet e Avokatit të Popullit

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 08:35 | Nga

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mblidhet sot, ku do të shqyrtohet raporti me rekomandime i Avokatit të Popullit në lidhje me procedurën e shqyrtimit të Raportit Vjetor sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media, thuhet së në mbledhjen e sotme gjithashtu do të shqyrtohet edhe shkresa e Sindikatës së Pavarur të Administratës se Kosovës.

Ngjarja do të fillojë sot në orën 10:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme